Himara është e përbërë nga një mori fshatrash të bukur, nga të cilët veçojmë: Qeparo Fshat, Borshi, Lukova, Piluri, Dhermiu, Vunoi, Palasa, me buzën e detit rreth 58 km të gjatë, të përbërë nga gjire të shumtë, si: Gjiri i Gramës, Gjipese, Livadhi, Llamani, Borshi, Kakomeja. E gjithë zona është e përshkueshme me të gjitha mënyrat: Në këmbë (për ata që pëlqejnë hiking), Me mjete motorike, Me det. Mund të gjeni Hotele, Restorante, Bare dhe plazhe të mrekullueshëm, të pastër dhe të përshtatshëm për pushues e turistë.
Ofrojmë një Shumëllojshmëri Ushqimesh:
Mëngjesi Shqiptar, Bufe,
Kontinental, Vegjetarian dhe Vegan.